Faruk Fatih Özer, themeluesi i “Thodex” ndodhet ende në arrati, pasi u arratis me 2 milionë euro nga vendi i tij për t’u fshehur në Shqipëri.
Ndërkohë që hetimet ende vijojnë, mediat turke kanë zbuluar detaje të reja lidhur me jetën e tij private. Është mësuar se Özer kishte një lidhje dashurie me fenomenin e mediave sociale Eslem Sena Nur por marrëdhënia e tyre kishte përfunduar kohë më parë.
Sipas saj, romanca kishte përfunduar për shkak të xhelozisë, ndërsa shtonte se nuk kishte asnjë dijeni lidhur me punën e tij.
“Ai ishte djalë shumë i mirë, nuk e prisja kurrë. S’mi ka përmendur kurrë paratë e kripomonedhave. Ne u ndamë nga xhelozia. Ai më thoshte se lishte një kompani softuerësh jashtë vendit, në Singapor. Vinte nga një familje të pasur,“-rrëfeu ajo.
27-vjeçari Ozer është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore turke dhe nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lyon pasi rezulton i dyshuar për mashtrim në shtetin turk nëpërmjet valutës elektronike bitcoin që kap vlerën rreth 2 miliardë dollar. Por Ozer, nga ana e tij, mohoi akuzat në një deklaratë në Tëitter. Ai tha se kompania ishte në shënjestër të një fushate shpifjesh.
Sipas tij, kompania pezulloi përkohësisht aktivitetin, pasi llogaritë treguan një aktivitet të pazakontë për shkak të një sulmi kibernetik. Policia shqiptare ka dhënë një shpërblim prej 50 mijë dollarësh, për të gjithë personat që japin informacion mbi vendodhjen e tij.
(E.H/Faxweb.al)