Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Korçë. Një 66 vjeçar, banues në Selenicë, ka humbur jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.
Ngjarja ka ndodhur sot në fshatin Selenicë- Ersekë. Sipas bluve të Korçës, shtetasi B.N, duke punuar me autokombajnë, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtjeshme. (E.K/SHUPLAKA)