Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, në Tiranë, ku një punëtor është rrëzuar nga shkallët teksa punonte në bodrumin e një pallati.
35-vjeçari është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa nuk dihen ende kushtet e sigurisë në të cilat po punonte.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 19.06.2021, rreth orës 12:50, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, duke punuar në bodrumin e një pallati, është rrëzuar nga shkallët, punëtori shtetasi K. A., rreth 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.