Policia e Kosovës bën me dije se një qytetar nga Drenasi, ka raportuar se është marrë peng nga tre persona teksa ishte duke punuar në lokalin e tij.
Pasi e kanë futur me dhunë në automjet, bëhet me dije se pengmarrësit e kanë çuar pengun në pyll ku dhe e kanë dhunuar fizikisht.
Rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë janë ende të paqarta ndërkohë që vijon puna nga ana e policisë së Kosovës për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Gllogoc 23.08.2021–19:30. Viktima mashkull kosovar raporton se derisa ishte duke punuar në lokalin e tij, tre të dyshuar të pa njohur për viktimën e kishim mare me dhunë me veturë dhe e kishin dërguar në pyll dhe e kishin sulmuar duke i shkaktuar lëndime dhe më pas viktima ka arrit të largohet prej personave të dyshuar”, thuhet në raport.
Të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor. Është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar.