Ditën e djeshme një 63-vjeçar ka ndërruar jetë teksa ishte duke punuar në varrezat e Farkës.
Njoftimin e bën të ditur Policia e Tiranës, ndërsa paraprakisht mendohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
“Më datë 07.09.2017, në fshatin Farkë e Vogël, duke punuar në varrezat e Farkës, ka vdekur punëtori P.B, vjeç 63 , banuese në fshatin Farkë e Madhe.
Nga veprimet e kryera rezulton se, vdekja ka qenë natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim”, thuhet në njoftimin e policisë.
(E.K/SHUPLAKA)