Në videon e mëposhtme shfaqet fundi tragjik i një 22-vjeçareje që u aksidentua teksa udhëtonte me motor, dhe është filmuar sekondë pas sekonde në kamerat e sigurisë.
E reja po lëviznte në tunelin Dolmabahçe-Bomonti në Stamboll të Turqisë, kur humbi kontrollin e motorit duke u përplasur me muret anësore.
Si pasojë e shpejtësisë së lartë, trupi i 22-vjeçares Buse Karabulut është zvarritur në asfalt për rreth 40 metra, ndërsa motori për rreth 65 metra. Vajza ndërroi jetë në vendngjarje nga plagët e rënda.
Aksidenti ka ndodhur në orën 6:25 të mëngjesit. Media turke zbulon se 6 muaj më parë, autoritetet i kishin bllokuar patentën e makinës të resë për përdorim të mjetit nën efektin e alkoolit.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=85&v=4jooVZei3x8