Një vajzë nga Tirana, e cila ishte ftuar për të qenë e pranishme në një emision në “Shijak TV” ka shprehur së fundmi indinjatën për kërkesën e moderatorit të emisionit, Bejdo Malo.
Në mesazhet e ndara me “Jeta osh qef”, ajo bën me dije se ishte e ftuar për të disatën herë në cilësinë e përfaqësueses të një partie politike. Por gjatë një bisede me moderatorin për konfirmimin e këtij takimi, ai i ka kërkuar 150 mijë lekë për të qenë e pranishme në emision.
E indinjuar nga ky veprim, ajo është shprehur se ka refuzuar të shkojë në emision dhe e cilëson këtë si një veprim të turpshëm.
“Kam qenë e ftuar edhe herë të tjera dhe nuk më kanë marrë lekë, e turpshme si është katandisur vendi sepse më tha që në 9 duhet të jesh në emision, ndërkohë më pas më kërkoi lekë. Po ta dijë pronari që ai ka kërkuar lekë, nuk rri më aty, tv koti pa pikë turpi, ndërkohë unë kisha njoftuar në rrjetet sociale që do dilja sot. Unë nuk shkova sepse kjo është e turpshme, të të ftojnë dhe më pas të kërkojnë para”, është shprehur ajo.
Lidhur me këtë ndodhi ka reaguar edhe ish-këshilltari i Fatos Nanos, analisti Ylli Dylgjeri. “Gazetari i TV Shijakut, nga 80 leksh në 150 mijë leksh. Ky është morali i shtypit”, shkruan ai. (Termi “80 leksh në komunizëm i referohej spiunëve Sigurimit)
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”420″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]