Një deputet i partisë së kryeministrit në Suedi dha dorëheqjen nga detyra që mbante, për shkak se gjatë një kontrolli të policisë të shtunën, u kap duke drejtuar mjetin e tij nën efektin e alkoolit.
Inge Ståhlgren dha dorëheqjen nga posti i deputetit dhe tha se ky ishte gabimi më i madh që kishte bërë gjatë karrierës së tij.
“Kam bërë gabimin më të madh të jetës sime. Të shtunën në mëngjes kam drejtuar një makinë me alkool në trupin tim. Më vjen shumë keq për atë që ndodhi dhe e kuptoj që ndikon në besimin e njerëzve te mua. Prandaj kam kam dhënë dorëheqjen nga posti im si deputet dhe nga të gjitha pizicionet në partinë social demokrate”, ka thënë Ståhlgren.
Ndërkohë kolegët kanë vlerësuar aktin e dorëheqjes duke thënë se mbetet gjest për t’u përshëndetur.