Mjeku Petrit Vargu ka rrëfyer me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një rast që ka të bëjë me futbollistin Peter Olainka i cili shënoi golin e barazimit me Interin mbrëmjen e kaluar.
Sulmuesi Nigerian (ish-futbollisti i Skënderbeut), shënoi golin për Slavia Praga në barazimin 1-1 në “San Siro”, në ndeshjen e parë të Champions League për këtë sezon.
Vargu tregon se si i ka shpëtuar jetën pas një trauma të pësuar nga futbollisti në fushën e lojës në një ndeshje ndaj Partizanit, dhe pasi mjekët i kishin thënë se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar.
Reagimi i plotë:
Dje tek shihja Interin, kisha nje ndjesi te vecante. Heroit te Sllavias se Prages, Olainka, i kam shpetuar jeten. Ishte dite e hene ne mengjes dhe sapo arrij ne pune, shoh duke dale nga urgjenca nje person me ngjyre te shoqeruar nga dy njerez me bluzat e skuadres se Skenderbeut. Mqse jam mik femijerie me Josen, i pyes nese kishin nevoje per gje. Me thane qe kishin ndenjur gjithe naten ne urgjence, pasi i kishte rene te fiket ne fushe ne ndeshjen me Partizanin. Mjeku rilindas (shenimi im), mbas observimit i kishte thene te ikte se nuk kishte asgje. Thjesht nje luhatje tensioni. I thashe te me jepte dokumentacionin dhe vura re pathollogjine e percimit te impulseve ne zemer (nuk po perdor terma mjekesore). Mora urgjentisht Mirelin ne telefon dhe i thashe qe ne asnje menyre mos e vere djalin ne stervitje dhe e vetmja menyre per t’ju kthyer futbollit eshte nje nderhyrje qe nuk behet ne Shqiperi, ne mjekesine e PPP-ve. Mbas pak me mori ne telefon presidenti i Skenderbeut, shume i interesuar per lojtarin. I shpjegova qe duhej bere ablaksion urgjent, perndryshe lojtari rrezikonte te ngelej ne fushe. Ai veproi ne menyre te rrufeshme, si askush tjeter. Duke kerkuar te falur per mendjemadhesine, per kete ngjarje 100 perqind te vertete, dua te theksoj qe mjeket nuk duhet te drejtohen nga injorante qe nuk kane asnje lidhje me mjekesine, por duan vetem lavde e karriere. Puna e mjekut eshte ne fije te perit, me nje stres te vazhdueshem, dhe me nje lodhje psiko-fizike te pa imagjinueshme, por kjo nuk i intereson drejtuesve.
(F.GJ/FAXWEB.AL)