Një 36-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur ditën e sotme në një prej burgjeve të Greqisë. Sipas mediave greke, trupi i pajetë i shtetasi shqiptar është gjetur në orët e mëngjësit. Ai qëndronte në burgun e Agias në Hania.
Në trupin e 36-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune, por ende nuk dihet se cila ka qenë arsyeja e vdekjes së tij. Për këtë arsye, trupi i tij i pajetë është dërguar në spital për t’i kryer ekspertizë mjeko-ligjore.
(M. I./ Faxweb.al)