Një 55-vjeçar ka rënë pasditen e djeshme në lumin e Bistricës, ndërsa dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit. Djali 15-vjeçar i shtetasit A.SH ka qenë dëshmitar i ngjarjes së rëndë, dhe ka pranuar se babai i tij ka qenë i dehur.
Duke filluar që prej ditës së djeshme kanë filluar kërkimet por akoma nuk është gjetur trupi i 55 vjeçarit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 12.05.2019, rreth orës 17:40, shtetasi A.Sh., 55 vjeç, banues në Çukë, dyshohet se duke kaluar nga fshati Çukë për në fshatin Berdenesh ka rënë në lumin e Bistricës.
55 vjeçari ka qenë nën shoqërinë e djalit të tij 15-vjeçar i cili ka deklaruar se babai i tij ka qenë gjithashtu nën efektin e pijeve alkoolike.
Duke filluar që prej ditës së djeshme kanë filluar kërkimet por akoma nuk është gjetur trupi i 55 vjeçarit.
Po punohet për gjetjen e tij.
(E.K/FAXWEB.AL)