Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja sa i takon Ervis Martinajt të shumëkërkuarit nga drejtësia. Ai ka këmbëngulur se Martinaj ishte rrëmbyer nga një grup personash të veshur me uniforma të forcave speciale.
Ndësa ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha ka zbuluar se Martinaj kishte një vilë pranë rezidencës së kryeministrit Edi Rama në Surrel. Sipas Hoxhës, Martinaj kishte pasur një konflikt me gardën e republikës pranë vilës së Ramës.
“Martinaj është rrëmbyer nga një grup personash të veshur me uniforma të forcave speciale dhe armatim, automjete të forcave speciale. Prandaj kanë lëvizur lirisht nga vendi ku e kanë marrë. Nga momenti që ka ndodhur kjo gjë, deri në 24 gusht dhe kam kërkuar përse nuk reagon policia, apo ish kryeministri që ka patur njohje.
Kryeministri Rama e ka patur komshi, ka patur incident Garda me të, që i ka kërkuar të mos kalojë dhe Martinaj është konflikuar me gardën. Pra nuk kemi të bëjmë me ngjarje të zakonshme. Ish kryeministri Berisha, që njeh edhe familjen e tij, foli për të ndjerin Martinaj, la të kuptohej se nuk jeton më dhe se ata që e kanë organizuar kanë mbrojtje dhe njohje të pushtetit”-tha Hoxha.