13:38 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ishte me pushime në Shëngjin, ndërron jetë nga arresti kardiak korrespondenti i REL, Isuf Kadriu

07:10 | 24/06/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ishte me pushime në Shëngjin, ndërron jetë nga arresti kardiak korrespondenti i REL, Isuf Kadriu

Isuf Kadriu, korrespondent i Radios Evropa e Lirë në Shkup, ka vdekur papritur të dielën në moshën 52-vjeçare. Ai ka vdekur si pasojë e një sulmi kardiak në qytetin e Shëngjinit në Shqipëri, sa ka qenë në pushime me familjen.

Kadriu ka raportuar për REL-in, prej Shkupit, prej vitit 2001, dhe është një nga emrat më të shquar në redaksinë e Radios Evropa e Lirë. Prej vitit 2008, ai ka qenë edhe zëvendëskryeredaktor në mediumin Alsat në Maqedoni të Veriut.

Shkollimin e mesëm e ka mbaruar në gjimnazin e Gjilanit, ndërsa studimet për gazetari në Universitetin e Tiranës, si njëri ndër gazetarët e parë të diplomuar nga Maqedonia e Veriut.

Ai e ka nisur karrierën më 1998 në Televizionin Era, ndërsa nga viti 1999 deri më 2008 ka punuar në Televizionin e Maqedonisë së Veriut, në programin për gjuhën shqipe.

“Kolegu Isuf Kadriu do të mbahet mend në memorien e historisë së gazetarisë së një kontribuues për dinamizimin e gazetarisë, si një promovues i ndjekjes objektive të ngjarjeve dhe si një shtjellues profesional i çështjeve dhe dukurive politike dhe shoqërore. Të gjitha këto përpjekje profesionale i bënte gjithmonë duke respektuar parimin e punës ekipore dhe respektimin e standardeve profesionale dhe normave etike”, është thënë në reagimin e kolegëve të Alsat-it.

Ai ka lënë mbrapa vetes gruan dhe tre fëmijë, por dhe një trashëgimi të pashlyeshme me punën e tij në REL. Radio Evropa e Lirë u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve të tij!/REL

Pas

Rritet numri i viktimave gjatë pelegrinazhit në Mekë, shkak temperaturat e larta

Para

Largohet i nxehti afrikan, bien temperaturat, parashikimi i motit për sot

Para
Largohet i nxehti afrikan, bien temperaturat, parashikimi i motit për sot

Largohet i nxehti afrikan, bien temperaturat, parashikimi i motit për sot

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mblidhet Komiteti i Mbrojtjes Civile në Gjirokastër, Kumbaro: Ndëshkime maksimale për piromanët që shkatërrojnë pasuritë natyrore

Denoncimet për votën e diasporës/ Berisha: Do i drejtohemi Kushtetueses si një shkallë për të kaluar drejt Strasburgut

Konispol/Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ndezi zjarrin që dogji 8 hektarë me bimësi, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari

Njerëz që kapërcejnë rrugët e mbushura plot me ujë, shiu “pushton” Tiranën

“Të na rrojë inceneratori”/ Kryemadhi gjen unazë para SPAK-ut: Po bëj gati skenarin për…

Berisha: Farsa elektorale konsolidoi narkoregjimin! Mediat e mëdha ndërkombëtare flasin për narkoshtetin, mediat shqiptare heshtin

Reagon Ilir Meta pas kërkesës për tu paraqitur në SPAK

Aksidenti tragjik me pasojë vdekjen e një fëmijë, burg pa afat për ukrainasin

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Hierarkia”

Tragjike në Deltën e Danubit – 4 viktima, mes tyre një fëmijë, pasi u përmbys një varkë me 14 persona në Tulcea

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.