13:12 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

‘’Ishte ndër fare të paktët që ma vinte trurin në lëvizje kur më sulmonte’’, pak nga debatet Rama-Patozi

09:03 | 28/05/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘’Ishte ndër fare të paktët që ma vinte trurin në lëvizje kur më sulmonte’’, pak nga debatet Rama-Patozi

‘’Ishte ndër fare të paktët që ma vinte trurin në lëvizje kur më sulmonte’’, kjo ishte një nga shprehjet më të gjetura të kryeministrit Rama.

Ashtu siç e theksuam dhe dje jo pak herë kryeministri Rama reagoi në lidhje me listat e kandidatëve për deputetë në Partinë Demokratike.

Sigurisht në ka një emër që do t’i mungojë Kuvendit të Shqipërisë në katër vitet e ardhshme ai do të jetë Astrit Patozi. Jo pak herë ai ka replikaur nga foltorja e Kuvendit me kryeministrin Rama.

Hera e fundit që pati një shkëmbim batutash mes të dyve ishte seanca e jashtëzakonshme, ku Rama për Patozin me veshjen e tij kishte shkelur Kodin e Etikës në Kuvend. Po nga ana tjetër debate mes të dyve ka pasur edhe për çështje të tjera.

DEKLARIMET E PATOZIT:

Kjo qeveri ka rënë, sepse nuk mund të jetë edhe qeveria edhe mafia, edhe qeveria edhe korrupsioni. Kjo qeveri ka rënë sepse e ktheu Shqipërinë në një vend qesharak.

Pak kohë më parë kreu i komisionit të sigurisë paralajmëroi destabilizim të vendit. Nëse kjo do të ishte e vërtetë, në djall të shkonte stabiliteti, nëse vendi ishte në dorë të Tom Doshit dhe Dritan Priftit.

Ne nuk mund ta lëmë vendin në duart e sekserëve të Edi Ramës dhe Ilir Metës. Kjo është një qeveri e vdekur dhe dihet që kufomat i varros në themel.

 REAGIMI I RAMËS:

Është një interpretim krejt ireal i PD për situatën. Po ju citoj raportin e “Standard & Poor’s” që ka konfirmuar pozicionin e Shqipërisë. Agjencia ka paralajmëruar se nëse ecim kështu do të rrisë rejtingun e Shqipërisë në muajt e ardhshëm. Gjithashtu, agjencia thotë se, reformat e qeverisë kanë sjellë rezultate të qenësishme, ku përpjekjet në energjitikë vlerësohen si të suksesshme.

Referuar Shqipërisë, Banka Botërore thotë: Ekonomia shqiptare vazhdoi të rritet në 2015, e mbështetur nga investimet private dhe eksportet neto. Raporti thotë se, investimet private do të vazhdojnë të jenë kontribues kryesor në prodhimin e brendshëm kombëtar. Raporti thotë se defiçiti tregtar u shkurtua falë rritjes së eksporteve dhe rënies së importeve.

Jeni një parti pa lidership, pa program dhe ju ka mbetur ora aty kur shqiptarët ju hodhën nga karrikja./ Kujt i kërkoni llogari ju, që nga 2007 në gusht 2013 e zhytët kompaninë në 1 miliard borxhe? Kujt i kërkoni llogari ju që u thatë shqiptarëve: të vjedhësh energjinë është e drejtë njerëzore? Që kjo është një aferë e madhe, është. Por ju nuk jeni në pozicionin për të akuzuar askënd dhe unë shpresoj të jeni në bankën e të akuzuarve për atë që i ndodhi sektorit energjitik gjatë qeverisjes tuaj, duke filluar që nga privatizimi e deri tek pazaret e ngritura, ato të prishura dhe përzënia me policë e pronarëve të ligjshëm të kompanisë.

Marrëveshja me CEZ ishte një shpëtim në planin financiar, ekonomik dhe politik të Shqipërisë. Përfaqësuesi i Sekretariatit të Energjisë e tha qartë, se Shqipëria do të ishte një simbol turpi nëse nuk do ta bëntë këtë marrëveshje. (E.K/SHUPLAKA)

 

 

 

 

Etiketa: Astrit Patozidebatetedi ramarama
Pas

Xhaka dhe Arsenali mposhtin Chelsea-n dhe fitojnë Kupën e Anglisë

Para

LISTA TË PËRGJYSMUARA, si u shkel Kodi Zgjedhor nga PD-ja. Ç’pritet të ndodhë sot në KQZ

Para
LISTA TË PËRGJYSMUARA, si u shkel Kodi Zgjedhor nga PD-ja. Ç’pritet të ndodhë sot në KQZ

LISTA TË PËRGJYSMUARA, si u shkel Kodi Zgjedhor nga PD-ja. Ç'pritet të ndodhë sot në KQZ

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Rrugorja” e Lezhës bë bilancin për qershorin: U arrestuar 19 drejtues mjetesh dhe u vendosën rreth 3200 gjoba

Sezoni turistik – Policia monitoron zhurmat në zonat turistike në Gjirokastër, bizneset nën kontroll me matës akustik

Hyn në fuqi marrëveshja SHBA-BM për uljen e tarifave për prodhuesit britanikë të automjeteve

Kurti merr pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit në Shkup

Tentuan të fusin në Shqipëri mbi 22 mijë franga dhe 500 euro pa i deklaruar, procedohen dy persona

Sezoni turistik, Rama ndan pamje nga bajpasi i Vlorës

Dortmund i prish punë Milanit, futet në garë për Ardon Jasharin! Brugge kërkon 35 mln euro

Aktakuzë në mungesë ndaj dy serbëve për krime lufte në Kaçanik

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: U raportuan 26 vatra në 24 orë

Paralajmëron kryediplomati gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.