Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr 3, vënë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të 31 vjeçarit Denis Bregu në lagjen “Gjergj Legisi” në kryeqytet.
Faxëeb.al mëson se personi i arrestuar ëështë Dashaamir Musa 29-vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja”, “Plagosja e rëndë me dashje”,dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”
Ndalimi i tij u bë pasi në rrugën “Gjergj Legisi” për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës shtetasinDenis Bregu, jashtë rrezikut për jetën.
Musa në momentin që ka kryer këtë vepër penale ka qenë me masë sigurimi “Arrest shtëpie” dhe ishte larguar nga vendi i qëndrimit.
Njoftimi i Policisë:
Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes ku mbeti i plagosur me thikë 31 vjeçari D.B, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 3 Tiranë, falë veprimeve të mirëorganizuara, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
- D. M., 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja”, “Plagosja e rëndë me dashje”,dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”
Ndalimi i tij u bë pasi në rrugën “Gjergj Legisi” për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës shtetasin D. B.,31 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi D.M, në momentin që ka kryer këtë vepër penale ka qenë me masë sigurimi “Arrest shtëpie” dhe ishte larguar nga vendi i qëndrimit.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Largimi i burgosurit nga vëndi i qëndrimit” dhe “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)