Mjekja e njohur Lida Shosha e ka mposhtur Covid 19, edhe pse gjendja në ditët e saj të para të infektimit ishte e vështirë. Vetë Shosha zbuloi disa ditë më parë se e gjithë familja ishte e infektuar, dhe po përballeshin në terapi intesive me Covid, por që fatmirësisht tashmë duket se çdo gjë është hedhur pas krahëve, dhe mjekja është në gjendje të mirë.
“Pas një përballje, shumë të vështire me virusin famëkeq Covid- 19, më në fund, unë dhe familja ime, ja dolëm. Sdo lejoja kurrë, që ky virus të më merte njerëzit e mi të shtrenjte, na goditi pa mëshire, e goditëm pa mëshirë. Falenderoj miq, te aferm, cdokënd për suportin dhe lutjet tuaja.
Mirënjohje pa fund, Zoti ju bekoftë. Dr Lida”, shkruan mjekja në një postim në rrjetet sociale, që padyshim ka marrë urimet e të gjithë ndjekësve dhe miqve të saj.
”Pas nje viti ne krye te sherbimit e ndihmes mjekesore ne perballimin e urgjencave ekstreme e rasteve madhore onkologjike, nonstop, ndaj pacienteve, qe vinin nga kater anet e vendit, normal do infektoheshim.
Po e shkruaj kete status me shpirt neper dhembe, ku une dhe gjithe familja ime po perballemi keqazi me Covid 19, me terapi intensive, uroj dhe shpresoj qe do ta kalojme. Vigonet neper duar e oksigjeni ne hunde, syte e lodhur, e trupi i drobitur nga dhimbjet e tmershme , smundet kursesi te me mposhtin. Ky mesazh eshte Oshetime.
Mos lejoni tju vrasin, tju marin jeten, njerez ordinere si Ermal Mamaqi, qe sot duhet te ishe pas hekurave te burgut per kete akt kriminal qe ka bere, e te tjere si ky. Ky eshte Krim, Vrasje, Makabritet
Me jeten e shqiptareve te pafajshem, te lene ne meshire te nje vaksine qe sdihet kur do vije.
Ju , pushtetare e qeveritare, qe me dore te celikte, duhet te ndeshkoni gjithe keta maskarenjte injorante, te babezitur per fame, që shkelin regullat ekstreme te grumbullimeve te paligjshme ,bash ne drite te diellit, qe po injorojnë njerezit qe po vdesin perdite,që po luftojnë me shpirt nder dhembe per mbijetese, e pakëz shpresë ne fund te një tuneli ku sduket një drite.
Ju, ju, qe lejoni keta kriminele, psikopate , do jepni llogari nje dite, ne mos para ligjit, ju kemi lene Zotin. Flm miqve e kolegeve te vyer per gjithe ndihmen dhe suportin.
Ndjese, pacienteve te mi, per pamundesine e ndihmes dhe sherbimit qe mund tju nevojitej ne keto momente. Do e kalojme,dhe ket flame. Atje jashte, shume gjera te bukura na presin nga kjo Jete. Zoti ju bekofte”, shkruante Shosha në ditët e para të infektimit.
(E.K/Faxweb.al)