Dorëzohet në polici Etleva Kondi, e cila ishte shpallur në kërkim pas urdhrit të SPAK për ta arrestuar në lidhje me çështjen e inceneratorëve.
Bëhet fjalë për shtetasen Etleva Kondi, për të cilën është dhënë më herët masa e arrestit në shtëpi.
Ajo është vetëdorëzuar në Rinas, pasi ndodhej në Itali .
Masa e sigurisë ndaj saj ka qenë ‘arrest shtëpie’, në mungesë, ndërsa pritet që të dalë sot para gjykatës.
Etleva Kondi, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionit, akuzohet “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim.
Kondi cilësohet si njeriu ‘kyç’ për inceneratorët, pasi ka qenë anëtare e komisionit të inceneratorëve. Po ashtu mësohet se Kondi ka firmosur dhe për energjinë për inceneratorin e Elbasanit, ndërkohë që refuzoi ftesën e Komisionit Hetimor për të dëshmuar, duke qenë se ishte person nën hetim.
Rikujtojmë se për inceneratorin e Elbasanit SPAK deri më tani janë të përfshirë 5 persona, 2 prej të cilëve janë lënë në burg dhe për tre të tjerë është dhënë masa ‘arrest shtëpie’.