Është ndaluar ditën e sotme në Skrapar një 41-vjeçar i shpallur në kërkim për “prodhim dhe trafik të lëndëve narkotike”, “vrasje me dashje e mbetur në tentative” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.
I ndaluari me inicialet F.I, banues në Nikollarrë të Skraparit iashte i shpallur në kërkim kombëtar nga Policia.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së parë Përmet me vendim Nr.43 datë 17.12.2015, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për veprat penale të përmendura më sipër.
Ky shtetas dyshohet se bashkë me dy vllezërit e tij po transportonin lëndë narkotike nga Skrapari në Përmet, ku në fshatin Verçisht janë përplasur me armë me 4 persona të tjerë.
Njoftimi i Policise:
Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim.
Kapet dhe ndalohet 41- vjeçari i shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.
Nga Strukturat e Komisariatit të Policisë Skrapar në bashkëpunim me shërbimet e Hetimit të Krimit në DVP Berat, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit F.I., 41 vjeç, banues në Nikollarë, Skrapar.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së parë Përmet me vendim Nr.43 datë 17.12.2015, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.
Ky shtetas dyshohet se bashkë me dy vllezërit e tij po transportonin lëndë narkotike nga Skrapari në Përmet, ku në fshatin Verçisht janë përplasur me armë me 4 persona të tjerë.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post