05:59 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet biznesmeni i njohur. Akuzat për trafik droge dhe lidhjet me politikën (Emri)

08:54 | 10/05/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet biznesmeni i njohur. Akuzat për trafik droge dhe lidhjet me politikën (Emri)

Policia e Lezhës ka arrestuar përkohësisht me qëllim ekstradimi  drejt Italisë 48 vjeçarin Astrit Nimani, banues në Lezhë .

48 vjeçari i arrestuar, ishte shpallur në kërkim nga autoritetet  Italine pasi, Gjykata e Milanos  e kishte  dënuar me 13 vite burg, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafik të narkotikëve”.

Astrit Nimani, njohur me pseudonimin Titi i Ukës është një emër shumë i njohur edhe për drejtësinë shqiptare.Të gjtiha pasuritë e tij të ngritura kryesisht në Shëngjin, dyshohet të kenë ardhur nga veprimtaria kriminale. Për këtë arsye, në vitin 2015, me vendim të Gjykatës së Lezhës, atij i ishin sekuestruar 230 apartamente banimi në tre pallate në Shëngjin në vlerën rreth 10 milionë euro. Nimani është administrator dhe administrator dhe ortak me 40% i kompleksit turistik “Marina San Giovani Ermiri Palace”, në Shëngjin dhe i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, në qershor të vitit 2013.

Por angazhimi i tij ka qenë edhe politik.Në vitin 2013, Astrit Nimani ishte anëtar i Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Lezhës, nën siglën e Partisë Ora e Shqipërisë, e cila ishte në koalicion me Partinë Demokratike. Ai ishte edhe anëtar i Komisionit të Urbanistikës dhe Programeve të Zhvillimit, nënkryetar i Komisionit të Arsimit Kulturës dhe sporteve dhe anëtar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financës në këtë këshill bashkiak.

Astrit  Nimani ka qenë disa herë i dënuar në Itali për trafik të drogës nga Shqipëria drejt shtetit fqinj. Edhe në vitin 2013, ai është arrestuar nga në nëntor 2013, në pikën e kalimit kufitar të Merdarës, në kufirin me Kosovën. Nimani arriti të largohej nga territori i Shqipërisë vetëm pak orë para se të shpallej në kërkim nga policia, ku mundi që të kalonte i qetë doganën në Morinë. Ai është ekstraduar në Itali më 20 dhjetor 2013.  Më 26 nëntor 2009 Gjykata e Apelit të Milanos, Itali, e kishte dënuar me 7 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”.

Njoftimi i Plotë i Policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestohet një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar në bashkëpunim dhe me Interpol Tirana,  arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

  • A.N.48 vjeç, banues në Lezhë

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata në Milano/ Itali e ka dënuar këtë shtetas  me 13 vite burg, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafik të narkotikëve”, parashikuar nga  nenet 81 dhe 110 të Kodit Penal Italian.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

 

Etiketa: Arrestohet 48 vjecari me qellim ekstradimi ne italiarrestohet biznesmeni injohurAstrit Nimaniastrit NIMANI ARRESTOHET PER QELLIME EKSTRADIMIBIZNESMENI SHQIPTAR I DENUAR ME 13 VITE NE ITALITiti i Ukës
Pas

Video që po thyen rrjetin/ Gazetarja “zhduket” në prag të Valencia-Arsenal

Para

Arsenal shkon në finale, ndeshja mbyllet me sherr (Video)

Para
Arsenal shkon në finale, ndeshja mbyllet me sherr (Video)

Arsenal shkon në finale, ndeshja mbyllet me sherr (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kultivonte 150 fidanë kanabis/ Në pranga 1 shtetas në Librazhd

Goditet sërish zinxhiri drejtues në Teheran, mediat: Izraeli ka eliminuar shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Iranit

Sulm në bazën e të dhënave/ Vidhen 16 miliardë fjalëkalime të Apple, Facebook dhe Google

Frika nga vendimi, Haxhiu: Kushtetuesja është vonuar shumë, po ndikon në krizë

Shqipëria drejt një suksesi diplomatik, Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë si vend mikpritës të NATO-s në 2027

Rusia në mbështetje të Serbisë: Kosova, një çështje ekzistenciale për Beogradin

Trump lë të hapur mundësinë e një sulmi ndaj Iranit: “Do vendos në dy javët e ardhshme”

Elisa Spiropali, do të marrë pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që do të zhvillohet në Brukse

KF Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi

Dentisti 22-vjeçar që mësoi në internet: Arrestohen tre anëtarë të një familjeje në Çeki

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.