Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me vdekjen e shqiptarit në një lokal në Athinë. Viktima është identifikuar nga vëllai i tij, ndërsa ende nuk dihet identiteti i tij. Mësohet se 37-vjeçari punonte si hidraulik në Greqi.
Ai nuk kishte lidhje fare me grupin e shqiptarëve të përfshirë në sherr, por plumbi e ka kapur rastësisht teksa shihte ndeshjen e futbollit.
Ndërkohë të dhënat më të fundit bëjnë fjalë për shkëmbim zjarri mes dy grupeve, pasi ka dyshime se janë përdorur dy armë.
Ata konsiderohen persona me rrezikshmëri të lartë, të përfshirë në grupe kriminale të trafikut të drogës.