Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka ndërprerë vizitën e tij zyrtare në Kazakistan dhe për një arsye mjaft të veçantë.
Bashkëshortja ka sjellë në jetë fëmijën e tyre të tretë, një gëzim më tepër në familjen Vuçiç. Foshnja, e gjinisë mashkull, lindi mbrëmjen e djeshme, 15 ditë para datës së parashikuar dhe së bashku me nënën janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërsa Vuçiç u kthye mëngjesin e sotëm në Beograd dhe menjëherë pas mbërritjes në aeroport, ka nxituar drejt spitalit. Ai u pa i qeshur dhe i emocionuar, ndërsa zgjodhi të mos thotë asnjë fjalë.
(XH.A/SHUPLAKA)