Një kamion me sasi të konsiderueshme lëndë narkotike është ndaluar sot nga policia italiane. Një sasi prej 2 ton kanabis u gjet e fshehur brenda kamionit që u ndalua në Ancona, i nisur nga porti i Durrësit.
Operacioni u ndërmor në bashkëpunim me Guardia Di Finanza dhe u vunë në pranga 3 persona, identiteti i të cilëve nuk dihet ende.
Nga të dhënat e deritanishme, mësohet se lënda narkotike u gjet brenda një ngarkese me panele gipsi dhe nëse do të nxirrej në treg do të kapte vlerën e 20 milionë eurove.
(XH.A/SHUPLAKA)