Avioni me të cilin udhëtonte Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, ka bërë ulje të detyrueshme pas një defekti. Sipas medieve ndërkombëtare, ulja e detyrueshme ka ardhur pasi kabina u mbush me tym.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe një zëdhënës i Trump sipas të cilit ka qenë një problem i vogël mekanik dhe fatmirësisht gjithçka është në rregull.
“Çdo gjë është në rregull dhe të gjithë janë mirë. Çështje e vogël mekanike”, – ka thënë ai.
Sipas po të njëjtave burime thuhet se, avioni i Zonjës së Parë u detyrua të kthehej në zonën ushtarake në Uashington ndërsa ishte nisur për në Philadelphia.
Një gazetarë i NBC i pranishëm në bord, është shprehur se iu kanë dhanë peshqirë të lagur “për t’i vënë mbi fytyrë, nëse tymi bëhet shumë i dendur”.
Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi problemin me avionin Boeing C-32A, të identifikuar si “Ylli i shndritshëm”.
(B.B/ Faxweb.al)