Ditën e sotme ka ndërruar jetë gruara e ish-diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha, në moshën 99-vjeçare.
Në një lidhje direkte për FaxNews kreu i Shoqatës Antikomuniste dhe ish-të Përndjekurve Nebil Çika deklaroi se ajo ishte iniciatore e shumë krimeve në kohën e diktaturës dhe ishte e papenduar deri në fund te jetës.
“Nuk përmendet pjesa që ka qenë bashkëpunëtore në krimet e diktatorit. Ka qenë një anëtare e partisë fashiste. Ajo ishte iniciatore e shumë krimeve dhe e papenduar deri në fund të jetës për krimet që kishte kryes bashkëshorti i saj dhe diktatura.
Ishte një nga autoret më të rrezikshme të krimeve kundër njerzimit në Shqipëri.
Është një pastrim nga shoqëria, nga këto lloj mbetejesh që kanë marrë jetën e miliona shqiptarëve. Komunizimi ka rrënjë të thella në Shqipëri. Ajo kishte akoma përkrahës, apo autorë të krimit të komunizmit dhe janë ende në pushtet.
Autorë të krimit të njerëzimit, janë sot në postet më të larat drejtuese të shtetit shqiptarë. Gjithsesi nuk mund të them se jam i keqardhur për vdekejen e saj.
Unë mendoj se ka shumë rrënjë të thella komunizimi në vend, jo vetëm në burimet njerëzore. Shqipëria nuk e ka bërë dot shpëputjen me diktaturën komuniste, pasi nuk ka ndëshkuar personat përgjegjës për krimet.”- u shpreh Çika.