Modertorja e njohur Jona Spahiu ka rrëfyer për fillimet e saj në ekran si dhe ka ndarë disa detaje nga jeta e saj private. E ftuar në pasditen e sotme te “Rudina” ajo tregoi se me të dashurin e saj është njohur në ambientet e punës ne televizion.
Por një gjë e tillë duket se nuk ka qenë aspak e thjeshtë për moderatoren dhe këtë ajo e pohoi vetë.
“Ta njihja në ambientin e punës ishte një pengesë për mua. E kisha shumë të vështirë të krijoja një raport të tillë në vendin ku punoja. Por jam e lumtur dhe sigurisht kjo lumturi ka dhe emrin e dashurisë.”-është shprehur Spahiu.
(M.Q/Faxweb)