Ishte përfolur që në Maj që Brisida Shehaj do të merrte besimin e kryeministrit Rama për një detyrë të re, dhe vetëm tashmë ajo ka nisur nga puna.
Shehaj ka marrë postin e Drejtoreshës Ekzekutive të AIDAs (Agjensia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve).
Ditët e fundit ajo ka pasur disa takime të rëndësishme me ambasadoren e sllovenisë në vendin tonë Lea Stančič si dhe me ambasadorin japonez.
Duhet thënë se Shehaj pavarësisht kohës së pakët që qëndroi në krye të tatimeve mori një vëmendje mjaft të madhe, kjo edhe për shkak të mediatizimit që iu bë personazhit të saj.
Kryeministri Rama tregon me këtë emërim edhe njëherë tjetër besimin që iu jep bashkëpunëtorëve të tij.
(E.K/SHUPLAKA)