Mbrëmjen e sotme, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare është përfshirë në një aksident rrugor.
Mësohet se Tare ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij për të marrë pjesë në emisionin “Të bësh ekonomi” të gazetares Vjollca Kongjoni, ku edhe ishte i ftuar.
Fatmirësisht, Tare nuk ka pësuar dëmtime të rënda fizike, por vetëm materiale. Ai është detyruar të qëndrojë në rrugë, në pritje të policisë. Ky nuk është incidenti i parë për ditën e sotme për drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, pasi gjatë ditës iu desh të shkonte në ambulancë për mjekim pasi kishte përplasur kokën me shkallët e zyrës. Një ditë aspak e mbarë kjo për Taren! (D.D/Shuplaka)
![](http://faxnews.wpengine.com/wp-content/uploads/2017/04/aksident-1-533x400.jpg)