Një 28-vjeçar është arrestuar nga ana e Policisë së Shkodrës, pasi ishte sjpallur në kërkim ndërkmbëtar nga Italia. E.Gj., kërkohej në Itali për veprën penale të vjedhjes së kryer në rrethana rënduese, ndërsaa maksimumi i dënimit të tij sipas legjislacionit është 10 vite heqje lirie.
Njoftimi i Policisë:
Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër si rezultat i një pune të mirëorganizuar, dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në bashkëpunim me Interpol Tirana, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
E. Gj., 28 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi provizor i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Pistoia / Itali, më datë 29.01.2019, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Vjedhje në rrethana rënduese”, parashikuar nga Kodi Penal Italian. Maksimumi i dënimit 10 vjet.
(E.K/FAXWEB.AL)