Një 29-vjeçar i cili rezultonte i shpallur në kërkim pas humbjes së kontakteve me familjarët e tij është gjetur mesditën e sotme i mbytur në breg të rezervuarit “Pengile” në lagjen nr.4, Krujë.
sipas Policisë, i riu me inicialet G.L., vuante nga shendeti mendor dhe ishte shpallur në kërkim nga Komisaritati i Policisë Vorë, pas kallzimit të bërë nga familjarët.
Mësohet se nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhunë.
Informacion paraprak:
Më datë 07.03.2020, rreth orës 12:45, në breg të rezervuarit “Pengile” në lagjen nr.4, Krujë, është gjetur i mbytur shtetasi G.L.,29 vjeç, i cili vuante nga shendeti mendor dhe ishte shpallur në kërkim nga Komisaritati i Policisë Vorë, pas kallzimit të bërë nga familjarët.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post