Një 25-vjeçar nga Shkodra është arrestuar nga Policia Kufitare e Dibrës pasi tentoi të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme.
I arrestuari, shtetasi Aleksander Rrasa, u kap pranë piramidës 15, teksa tentonte të kalonte ilegalisht kufirin.
Nga verifikimet rezultoi se ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Veprimet e mëtejshme procedurale për 25-vjeçarin do të kryhen nga DVP Shkodër.