Një shtetase kineze është shoqëruar me ambulancë ditën e sotme.
Ngjarja e filmuar në video ka ndodhur në zonën, Zogu i Zi në kryeqytet ku duket se një shtetase kineze është duke u dërguar në spital nga një ambulancë.
Duket se gruaja ka ende valixhen e udhëtimit me vete ndërsa nuk bëhet me dije se për ku ishte drejtuar.
Sipas qytetarit gruaja është dërguar në Senatoriumin e Tiranës.
Mesazhi i qytetarit që ka regjistruar pamjet:
Një kineze ishte shumë keq dhe e morën me ambulancë tani te Zogu i Zi. Me sa mësuam po e dërgonin në Snatorium.