Edhe moderatorja Rudina Magjistari nuk i ka shpëtuar ankthit të përjetuar nga rënia e tërmetit të shtunën pasdite. Ajo ka treguar se ditën e shtunë ka qenë shumë pranë Kepit të Rodonit, ndërsa
“Më është dukur toka sikur pluskonte mbi ujë”, u shpreh ajo, ndërkohë që shtoi se ndodhej në Kepin e Rodonit në momentin që ra tërmeti, një nga zonat që përjetoi goditjen më të fortë për shkak të afërsisë me epiqendrën.
“Mua më ndodhi që të isha disa kilometra larg Kepit të Rodonit. Isha jashtë dhe në përgjithësi kur je jashtë nuk e ndjen shumë tërmetin, por këtë herë e kam ndjerë tokën si të ishte një dyshek uji dhe toka shkonte fiks sikur ishte mbi ujë.
Isha 1 ose 2 kilometra larg detit dhe kam ndjerë tokën të lëkundej deri në lëvizjen e fundit, derisa u shua tërmeti. Më është dukur toka sikur pluskonte mbi ujë, këtë ndjesi pata, ishte shumë e frikshme. Ndoshta ishte zonë ranore dhe për këtë arsye e kam ndjerë kështu”, tregoi moderatorja.
Discussion about this post