ISIS kërcënon se do të kryejnë sulme terroriste në vendet perëndimore gjatë natës së ndërrimit të viteve.
Sipas “Foreign Desk News”, militantët e të ashtuquajturit Shteti Islamik kanë shpërndarë mesazhe në rrjetet sociale ku bëjnë thirrje për sulme ndaj atyre që ata i cilësojnë si “qen jobesimtarë”.
Gjithashtu në rrjetet sociale shfaqet një postim ku duket një babagjysh që ndiqet pas me thikë nga një ekstremist.
Ndërsa në një tjetër postim shkruhet: “Festimet tuaja janë kthyer në një fushëbetejë dhe në një zonë luftimesh. Prandaj, na prisni”.
Këto mesazhe u postuan në aplikacionin e mesazheve Telegram, nga grupi pro ISIS i quajtur “Nashir Media Foundation”.
Sipas këtij grupi sulmet do të përfshijnë kinema, spitale dhe zona të populluara të shteteve perëndimore. (A.R/SHUPLAKA)