Pas sulmit të djeshëm në Londër, ku humbën jetën katër persona dhe mbetën të plagosur 20 të tjerë, organizata terroriste ISIS merr përgjegjësinë.
Në një deklaratë të bërëpublike në agjencinë e lajmeve Amaq, agresori i sulmit ishte një ushtar i ISIS-it. Megjithatë, përtej kësaj organizata terroriste nuk bën me dije detaje të tjera.
Duhet përmendur fakti, se sulmi i djeshëm ishte i ngjashëm me tragjedinë në Nisë të Francës, por edhe me të njëjtën tragjedi të përsëritur në dhjetor të 2015-ës, në Berlin, ku qytetarët shtypen me kamion. Në rastin e fundit u përdor një makinë Hyndai. (D.D/Shuplaka)