Shteti Islamik ka marrë përsipër sulmin e shënuar një ditë më parë në Paris, ku u vra një efektiv policie dhe u plagosën dy të tjerë.
Përmes agjencisë “Amaq”, ISIS bëri të ditur se sulmi në Paris u krye nga një i luftëtar i Shtetasit Islamik, me shtetësi belge.
“Sulmin në qendrën e Parisit e ka kryer Abu Yusuf al-Beljiki, shtetas belg dhe luftëtar i ISIS-it”, citohej në komunikatën e grupit terrorist.
Një efektiv policie mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën rëndë pas sulmit me armë zjarri në “Champs-Elysées”. I vrarë mbeti dhe autori i sulmit terrorist, i cili u ekzekutua nga policia.
(XH.A/SHUPLAKA)