Deputeti i Partisë Demokratike dhe ish ministri i jashtëm Kastriot Islami, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se, kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij janë përgjegjëse për moshapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Sipas Islamit, nëse negociatat do të ishin hapur atëherë meritat do ti kanonin qeverisë, e cila sipas tij po e pengon integrimin e vendit.
Postimi i plotë i Kastriot Islamit:
“Fatkeqësisht gjithçka kam thënë nga Brukseli në 8 nentor 2016, pas përfundimit të mbledhjes mes parlamentarëve të Shqipërisë dhe Parlamentit Europian, është e njëjtë me atë që tha ministri i jashtëm sllovak Lajcak për “hapjen e negociatave” të BE me Shqipërine…Të njëjtën gje tha edhe Krichbaum…E vërteta nuk mund përgjithnjë të fshihet, maskohet, ndryshohet…
Dëshiroja shumë që negociatat të ishin hapur por pengesat që ka ngritur kjo qeveri, që lidhen me korrupsionin në rritje, lidhjen e krimit me politikën, kultivimin e kanabisit, zbatimin e reformës në drejtësi, zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme etj po e shtyjnë datën e hapjes së negociatave; nëse negociatat do të ishin hapur merita kryesore do te ishte e qeverisë, moshapja bën përgjegjëse Kryeministrin dhe qeverinë e tij…”