Kastriot Islami, ish-deputet i Partisë Demokratike i ftuar në studion e Fax News ka folur për taksën e re në Rrugën e Kombit duke thënë se kjo do të izolojoë banorët e disa krahinave si për shembull Kukësin.
Për Islamin taksa e re do të ndikojë tek turizmi veror sidomos me ardhjen e turistëve nga Kosova. Sipas Islamit, kjo taksë do të ndikojë tek turistët me shpenëzime jo shumë të larta të cilët janë edhe shumica.
“Kompanitë e transportit të autobuzëve do ta shkarkojnë atë tarifë prej 10 eurosh tek pasagjerët.” – u shpreh ish-deputeti demokrat.
Sipas Islamit, pagesa duhet të ishte vendosur fillimisht tek atostrada Tiranë-Durrës, ku edhe është e përqëndruar ekonomia e vendit
Në lidhje me projektet e reja të investimeve të qeverisë përmes skemës së PPP-ve, Kastriot Islami tha se PPP-të nuk janë koncensione por thjesht buxhetime afatgjatë.
“Qeveria thjesht ka tenderuar fondet e buxhetit për 10 vitet e ardhshme. Çdo qeveri që do të vijë do të ketë mbi kurrizë një sërë marrëveshjesh që dp të duhet t’i tenderojë ose t’i penalizojë por që do të duhet ta mendojë mirë këtë të dytën.
Buxhetimi afatgjatë, është të futen duart në buxhet për edhe 10 vitet e ardhshme. Ky është borxh i fshehur i cili do të rritet. Sot është 75%. Vendit do t’i duhet të punojë për të shlyer borxhet.” – tha Islami në Fax News.
(E.L/Faxweb)