I ftuar në emisionin ‘Ditë e Re’, ish deputeti i Partisë Demokratike Kastriot Islami ka folur për të gjithë raportin me kryeminsitrin aktual si dhe se si I ka ardhur ftesa për rtë qenë pjese e kabinetit Rama.Ai u shpreh se Rama i kërkoi që të qëndronte në anënë e tijë dhe ta mbështeste në çdo drejtim.
I vendosur Rama më tha: “Hajde rri në rreshtin tim”. I jam përgjigjur me një “JO”, të prere dhe të ftohtë duke i thënë se unë nuk mund të jem në rreshtin e askujt dhe se kontributin tim do e jap vetëm për popullin. Sipas Islamit, ky ka qënë i vetmi debat që ka pasur me kryeminsitrin Rama. “Unë vij jap një kontribut. Nëse kontibuti im ëshë i vlefshëm dhe unë shpërblehem për këtë jam në gjendje të funksionoj, përndryshe nuk funksionoj dhe nuk futem në rreshtin e asnjërit. Ky është debati që kam bërë me Ramën” tha ish deputetei Islami.
Ish deputeti I Partisë Demokratike, nuk mund të rrinte pa komentuar edhe veshjen e e Ramës, i cili tha se Ramën e ka thirrur nga Parisi z.Nano, mirëpo ai erdhi nga ky vend me boksera. “Ramën e ka thirrur nga Parisi z.Nano. Unë kam qenë në atë kohë zv/kryeministër. Dhe natyrisht duke qenë zv/kryeministër dhe Rama do të bënte dokumentat për tu emëruar ministër e solli në zyrën time. Unë mendoja që në një zyrë shteti dhe Rama tani po kalon në një kod etik sesi duhet të vishesh në punë. Ne kishim një kod etik që çdo person që vinte në Kryeministri duhet të ishte veshur me kollare. Rama ishte me boksera me atë stilin e vet”, u shpreh ai. E.V Fax.web.al