17:32 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gazetari për kamerën e fshehtë të Ulqinit: Musait t’i thuash ma ble një bukë e ma sill, ta blen e s’të merr as lekët

18:36 | 28/06/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gazetari për kamerën e fshehtë të Ulqinit: Musait t’i thuash ma ble një bukë e ma sill, ta blen e s’të merr as lekët

Kamera e fshehtë që i është bërë deputetit socialist, Musa Ulqini është bërë virale në rrjet, por ka marrë edhe komente të shumta ku shpesh kritikohet mungesa e vigjilencës së një ligjvënësi apo ‘protokolli’ që dnoqi për të realizuar atë.

Gazetari Mentor Kikia ka komentuar pamjet që janë publikuar, të cilat tregojnë se si Ismet Drishti e futi në kurth deputetin duke iu paraqitur si mjek që do t’i bënte testin për koronavirusin.

Kikia thotë se deputeti Ulqini është njeri naiv dhe i sinqertë që nuk di të gënjejë ndërsa revoltohet me mediat online që e trajtuan kamerën e fshehtë me banalitet.

“Mediat online vërshuan të japin lajmin e të postojnë videon se si ia futën Musait. Të bësh testin, do të thotë të jesh i përgjegjshëm. Të respektosh mjekun, do të thotë të jesh i përgjegjshëm,” shkruan ndër të tjera Kikia.

Reagimi i plotë: Ismet Drishti me Armir Shkurtin e morën në telefon Musa Ulqinin dhe i thanë: Jemi mjekë nga ISHP-ja, dhe me urdhër të Taulant Ballës do të bëjnë tesin e koronës të gjithë deputetët e PS. Dhe Musai, pa e zgjatur, tha “mirë”. Pastaj këta çunat, të veshur me përparëse e kapele të bardhë, si mjekë, i thanë “fute këtë gjënë në gojë”. Dhe Muasai e futi, se kështu ka parë në televizor. Pastaj ata i thanë: O ta futëm, ishte lëpirëse… Hahahaha ça gallate. Dhe Musai, pasi i thanë se kjo ishte për qeshur, ishte kamerara e fshetë, në vend që ti shante, qeshi e u tha: Puna e mbarë çuna.

Në fakt Musain, edhe po ta marrësh në telefon e ti thuash, a ma blen një bukë o Musa e ma sill në shtëpi së kam vrarë këmbën, ai ta blen e s’të merr as lekët, edhe pasi ti thoje: Hahahaha ishte kamera e fshehtë. Jo se është i pasur, por sepse Musai është shumë i sinqertë dhe i ndershëm. Ndaj dhe nuk ishte e vështirë fare të “peshkohej”. Nëse i thanë se kemi urdhër që deputetët të bëjnë testin, ai s’ka patur asnjë arsye të mendojë ë se kjo është gënjeshtër. Sepsë ai vetë nuk gënjen asnjëherë. Unë e kam mik Musain, por jo aq shumë sa të më dhimbset pse në rrjet po bëjnë gallatë me lëpirëse.

Mua më shqetëson një tjetër gjë tjetër më shumë. Sa të gatshëm jemi ne të qesëndisemi me një njeri, ndershmëria të cilit shkon deri në naivitet. Mediat online vërshuan të japin lajmin e të postojnë videon se si ia futën Musait. Të bësh testin, do të thotë të jesh i përgjegjshëm. Të respektosh mjekun, do të thotë të jesh i përgjegjshëm. Nëse Ismeti do të kishte telefonuar ndonjë nga cubat në parlamet, e ai ti thoshte “shko more pirdhu”, atëherë do të thonim: Heeeee ta dhj..u ë? S’ja fute dot atij, nuk është si Musai ai.

Kamera e fshehtë është humor, por ku ka për protagonistë politikanë është diçka më shumë. Dhe unë do të doja të bënim një herë gallatë e të shqyheshim së qeshuri me ndonjë nga ata politikanë, deputetë e ministra, që meritojnë të shqyhen të gjallë për çfarë i kanë bërë këtij vendi e këtij populli.

 

Etiketa: ismet drishtikamera e fshehteMentor KikiaMusa Ulqini
Pas

“Njerëzit janë dele si Musa Ulqini, e marrin lëpirësen për test”, Altin Goxhaj: Më morën edhe mua, i thashë ‘po mu afrove të vrás’

Para

VIDEO/ “Lamtumirë kryeshqiponja e valles shqiptare”, Ilir Meta për vdèkjen e Besim Zekthit: Humbëm një nga personalitetet e shquara

Para
VIDEO/ “Lamtumirë kryeshqiponja e valles shqiptare”, Ilir Meta për vdèkjen e Besim Zekthit: Humbëm një nga personalitetet e shquara

VIDEO/ "Lamtumirë kryeshqiponja e valles shqiptare", Ilir Meta për vdèkjen e Besim Zekthit: Humbëm një nga personalitetet e shquara

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja e dy britanikëve nga shqiptari, zbardhen detaje, 34-vjeçari ka qenë nën masën ‘liri me kusht’

Athinë/ Helikopteri me turistë bie në det, shpëtojnë të gjithë personat në bord (VIDEO)

Irani u kërkon vendeve arabe të ndërmjetësojnë te Trump për armëpushim të menjëhershëm

Izraeli rifillon sulmet ajrore në pjesët lindore dhe perëndimore të Teheranit

Miratohet projektligji për performancën energjetike të ndërtesave

Zegjineja nuk ja kursen Bardhit: Më kanë ardhur fjalë nga PD që baba bufi do të të kërkojë dorëheqjen

Humbi dy vajzat, bashkëshorten dhe kunatën nga raketat iraniane, avokati izraelit bën thirrje për paqe: Ne civilët po paguajmë çmimin më të rëndë

IDF paralajmëroi banorët në gjuhën perse/ Pse Izraeli kërkon të bombardojë Distriktin 3 të Teheranit ku jetojnë 1 mln banorë?

Gavrillo Millosavleviç lirohet nga akuza për krime lufte në burgun e Dubravës

U martua me 13-vjeçaren rome dhe u bë me fëmijë, gjykata liron nga burgu 21-vjeçarin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.