Rrjetet sociale kanë krijuar varësi shumë të lartë tek shoqëria e sotme, jo vetëm në vendin tonë por në mbarë botën. Kryesisht të rinjtë përqafojnë aplikacionet e reja që sjellin alternativa ndryshe për të komunikuar me shoqërinë.
I tillë është edhe rrjeti ‘Tik-Tok’, me të cilin realizohen video në mënyra nga më të ndryshme dhe shumë krijuese, ku duket se të rinjtë shqiptarë janë magjepsur pas këtij rrjeti social.
Madje aq shumë janë impresionuar gjimnazistët shqiptarë, saqë njohin çdo personazh të famshëm në ‘Tik-Tok’ dhe nuk arrijnë të njohin personalitete të shquara të letërsisë apo historisë shqiptare.
Gazetari Ismet Drishti ka realizuar disa intervista ma gjimnazistë të cilët nxitojnë të përgjigjen për ‘Tik-Tokerat’, por ju lidhet goja kur u shfaqen personalitete të njohura kombëtare.