Më shumë se 2,000 njerëz të sëmurë në 24 orë janë regjiastruar në Itali sipas raporteve të fundit të autoriteteve. Shërbimit të Mbrojtjes Civile, në pikën ditore të urgjencës Covid-19 kanë rezultuar pozitiv deri më tani 14,955.
Ndërkohë numri i vdekjeve vijon të rritet me ritme të shpejta ndësa raportohet nga mediat vendase se ka 250 vdekje të reja ndërsa gjithsej ka shkuar 1,266. Të shëruarit janë 1,439 gjithsej (+181 në krahasim me dje). Në total janë 17.660 raste të infektimit të regjistruara në vend që nga fillimi i epidemisë.
Pacientët me kujdes intensiv për koronavirus janë 1328 dhe 7426 të shtruar në spital me simptoma.
Në Milano dhe qytete të tjera, kryetarët e komunave janë të detyruar të mbyllin parqet sepse janë shumë të mbushur me njerëz, në Romë vikariati rihap famullitë. Në ditën e dytë të mbylljes totale të Italisë në shumë Bashki masa merren në bazë të dekretit të Kryeministrit, midis kërkesave për mbyllje edhe më të rënda, apeleve për sens të përbashkët dhe pakënaqësinë e atyre që i konsiderojnë masat e marra shumë të ngurta.
“Koronavirusi është një bishë që na ka pushtuar dhe do të na mbajë të shoqëruar për një kohë të shkurtër. Mobilizimi i gjithsecilit është thelbësor që kjo periudhë të shkurtohet – tha Massimo Galli, specialist i sëmundjes infektive në spitalin Saço në Milano, në ” Circo Massimo ” në Radio Capital. “Mbyll gjithçka? Disa konsiderata varen nga aftësi të tjera nga imja. Përshtypja ime është se ajo që është bërë deri më tani është e rëndësishme”, teksa shtoi se masat drestike pavarësisht se të rënda pritet të qëndrojnë për dy javë të tjera.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post