Një tragjedi ka ndodhur në shtetin fqinj të Italisë ku pas një incidenti në punë ka humbur jetën një 28-vjeçar shqiptar për të cilin mediat italiane shkruajnë se quuhet Kreshnik Gockaj
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Altamura, provincë e Barit ku viktima punonte në një firmmë ndërtimi.
Tragjedia ka ndodhur mëngjesin e sotëm ndërsa dinamika e ngjarjes po studiohet nga hetuesit. 28-vjeçari shqiptar është shtypur nga një makineri e peshave të rënda që është shkëputur papritur. Në vend, përveç stafit të 118, ndërhyri edhe zjarrfikësja por ishte gjithçka e kotë.
Historia po shqyrtohet nga zyrtarët e Karabinierëve dhe të ASL Spesal. të cilët janë duke mbledhur informacione për të sqaruar konturet e episodit tragjik.
(F.GJ/FAXWEB.AL)