Policia italiane ka arrestuar dy vëllezër shqiptar në qytetin e Raguzës. Ardi dhe Dragan Hasanaj, 18 dhe 23-vjeç, janë kapur me lëndë narkotike të tipit kokainë dhe marijuanë.
Në momentin që janë arrestuar dy vëllëzërit po tentonin ta kalonin drogën në stacionin e autobuzëve në qytetin e Raguzës.
Shqiptarët kanë tentuar të largohen por janë kapur nga karabinierët italianë. Pas kontrollit policia u ka gjetur atyre rreth 1 kilogramë marijuanë dhe kokainë.
Njëri nga vëllezërit, Dragan Hasanaj ishte arrestuar nga policia edhe dy muaj më parë pasi ishte kapur me rreth 300 gram marjuanë. (B.H/Shuplaka)