Guardia di Finanza e Parmës sekuestron 8,4 kg kokainë të pastër dhe godet një rrjet të trafikimit në Itali.
Në pranga ra shoferi korrier i ngarkesës, i cili e kishte fshehur mallin në makinë, teksa iu nënshtrua një kontrolli të imtësishëm, pranë kryqëzimit të autostradës së Parmës.
Aksioni është kryer javën e kaluar, por u publikua vetëm së fundmi në media. Për transportuesin kishte dyshime se ishte i përfshirë në aktivitet kriminal dhe u vu në ndjekje të agjentëve.
Korrieri shqiptar është arrestuar në Parma, Itali, pasi u kap me 8.4 kg kokainë, të fshehura në pjesën e pasme të sediljes së makinës, e modifikuar posaçërisht për këtë qëllim.
Gjatë kontrollit, shoferi u shfaq nervoz, duke ngjallur dyshime te agjentët, të cilët zbuluan 7 pako të mbështjella me natriban. Përveç drogës, në shtëpinë e tij u sekuestruan mbi 40 mijë euro cash, një makinë numërimi parash dhe disa fletore shënimesh.
Autoritetet vlerësojnë se, nëse do të kishte arritur të hidhej në treg, droga do të sillte një fitim prej 750,000 euro. Korrieri shqiptar u dërgua në burgun e Parmës dhe hetimet për zbërthimin e rrjetit kriminal vijojnë.