Policia italiane ka arrestuar një murator dhe nënën e ti fallxhore gjatë një kontrolli të ushtruar në dhomën e një trafiknti droge në Sant’Angelo.
Sipas policisë në këtë rrjet janë të përfshirë 7 persona, ku dy prej tyre janë arrestuar në saj të operacionit të koduar “Enciklopedia”, ku u bë i mundur çmontimi i rrjetit të gjerë të trafikimit të drogës.
Droga që kishte arritur në Perugia thuhet se vinte nga dy rrjete ndërkombëtare, nga Pakistani dhe Shqipëria, shkruan “Corriero Adriatico”
Lënda narkotike shpërndahej nga një i ri i cili sapo u diplomua, ai kishte filluar dhe të vendoste kontaktet me klientët.
Bastisja është bërë në agim, ku efektivet kanë hyre dhe kanë kontrolluar çdo shtëpi.
Muratori, i cili është 33 vjeç akuzohet për posedim droge. (B.H/Shuplaka)