02:59 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Itali/ Grabitje përfundon në tragjedi: Shqiptari 25-vjeçar humb jetën pas shkëmbimit zjarri

17:57 | 25/06/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Itali/ Grabitje përfundon në tragjedi: Shqiptari 25-vjeçar humb jetën pas shkëmbimit zjarri

ITALI-Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në Itali ku një grabitje ka përfunduar tragjike. Mësohet se tre shqiptarë janë futur për të kryer një vjedhje në Foria di Centola ndërsa pronari i banesës ka hapur zjarr ndaj tyre. Një nga “skifterët” ka humbur jetën nga plagët dhe trupi i pajetë i 25-vjeçarit shqiptar u gjet vonë këtë mëngjes në Limazzo, San Severino di Centola në Itali.

I riu ishte zhdukur për më shumë se 48 orë, pasi ishte përfshirë në një shkëmbim zjarri gjatë grabitjes. Kërkime intensive me dronë dhe qen nuhatës ishin angazhuar në terren midis San Severinos dhe Forias.

Gjithashtu, në vendngjarje ishin dhjetëra bashkatdhetarë të të riut dhe gruas së tij, të dy shqiptarë, të cilët kishin ruajtur zonën për orë të tëra me ankth në rritje. Mbetet e paqartë se kush qëlloi i pari. Nën hetim së bashku me pronarin është një nga hajdutët i cili ndodhet aktualisht i shtruar në spitalin Cardarelli në Napoli me një plagë plumbi. Një person i tretë është ende i pagjetur.

Trupi i 25-vjeçarit do t’i nënshtrohet një autopsi për të sqaruar shkaqet e sakta të vdekjes dhe trajektoren e mundshme të plumbit. Tensioni po rritet mes familjes dhe miqve të viktimës, të cilët janë mbledhur pranë vendit ku u gjet djali. Mes lotëve dhe akuzave, është ngritur thirrja për “drejtësi për djalin”, ndërsa policia po përpiqet të ruajë qetësinë dhe rendin publik.

Pas

Monopatinat elektrike, trend i rrezikshëm në rrugët e Tiranës

Para

Fatjon Softa: Monopatinat kërkojnë rregullim ligjor, rrezik për fëmijët dhe qytetarët

Para
Fatjon Softa: Monopatinat kërkojnë rregullim ligjor, rrezik për fëmijët dhe qytetarët

Fatjon Softa: Monopatinat kërkojnë rregullim ligjor, rrezik për fëmijët dhe qytetarët

 



Të Fundit

Trump kundër CNN: E quan ‘lajm të rremë’ raportin mbi sulmet në Iran dhe kërkon shkarkimin e gazetares

Zbulohet biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu: Ndërhyrja që shmangu një konflikt të ri në Lindjen e Mesme

Serbia ndalon eksportin e armëve, por fsheh detajet për Izraelin

Rutte: NATO mbetet e përkushtuar për paqen në Kosovë dhe Bosnje

Kosova rrezikon miliona euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Trump kthehet në Uashington pas takimit miqësor me aleatët e NATO-s

Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.