Një 52-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një kamion.
Ngjarja tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Itali në rrugën Boffalora-Malpensa, ku shqiptari ka qenë duke ecur në rrugë, ndërsa është përplasur nga një kamion, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.
Sipas mediave italiane identiteti i viktimës nuk dihet ende por policia po punon për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarje të rëndë si dhe identifikimin e tij.
(S.M/Faxweb.al)
Discussion about this post