Policia Italiane ka zbuluar një sasi të madhe drogë prej 1250 kg të fshehur në dy kamionë të ngarkuar me qepë dhe portokalle në qytetin e Napolit.
Si rezultat i kësaj, policia italiane arrestoi një shqiptar i identifikuar si Sami Bodini dhe dy shtetas italianë.
Shqiptari i arrestuar ishte pasagjer në një nga kamionët ku u gjet sasia e madhe e drogës, ndërsa dy italianët ishin shoferët e kamionëve.
Për të tre të arrestuarit rëndon akuza e trafikut të lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim.