Një tjetër rast i trafikut të lëndëve narkotike me gomone drejt brigjeve të Italisë është zbuluar ditën e sotme.
Një gomone me drogë është kapur nga policia 20 milje në afërsi të San Cataldos në Lecce, pasi u ndoq nga deti dhe ajri me një helikopter të FRONTEX.
Në gomonen 6 metra të gjatë ndodheshin 500 kg kanabis sativa. Ajo drejtohej nga dy skafistë shqiptarë, të cilët e hodhën drogën në det në momentin që u kapën në flagrancë.
Në pranga ranë shtetasit me iniciale B.H 48 vjeç dhe E.N, 31 vjeç, banues në Vlorë. Ndërsa kanabisi që u hodh në det po grumbullohet nga policia.
Operacioni që bëri të mundur kapjen e trafikantëve u realizua nga bashkëpunimi i policisë italiane me atë shqiptare dhe FRONTEX. (A.H/Shuplaka)