Policia italiane a sekuestrur 11 kilogramë kokainë dhe 9 kilogramë marijuanë, ndërsda në pranga kanë përfunduar dy shqiptarë. Të arrestuarit janë T.S, 37 vjeç dhe M.Z, 27 vjeç.
Operacioni u krye në bashkëpunim mes policisë së Mantovës dhe asaj të Parmës, gjithashtu pjesë e operacionit ka qenë dhe Guardia di Finanza. Përveç sasisë së madhe të drogës janë sekuestruar dhe 11 mijë euro.
Droga ishte destinuar për Parmën dhe provincat e afërta. Autoritetet italiane e kishin vëzhguar 37-vjeçarin dhe e kapën mat atë tek sa i dorëzonte një pjesë të drogës 27-vjeçarit M.Z. Ata ushtruan kontroll edhe në banesë ku gjetën pjesën tjetër si dhe sasinë e eurove. Të dy shqiptarët u arrestuan.
(B.H/faxweb)